Prishtina pret Drenicën në ndjekje të kreut, Trepça 89 dhe Liria përballen për mbijetesë
Superliga e Kosovës vije sot me dy ndeshje mjaft interesante, në kuadër të xhiros së 29-të.

Sport
Dy ndeshjet e ditës së sotme do të luhen në orare të ndryshme, andaj ekziston mundësia që të përcillen të dy këto përballje.
Fillimisht, nga ora 15:30, do të nis përballja mes Trepçës 89 dhe skuadrës së Lirisë, shkruan lajmi.net.
Nikoqirët do të synojnë të marrin tri pikë, në mënyrë që të shkëputën sa më shumë nga fundi i tabelës.
Në anën tjetër, mysafirët do të tentojnë befasinë, në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat të paktën për barazhin.
Ndeshja tjetër do të jetë për kreun e tabelës, ku skuadra nga kryeqyteti do të pres në ‘Fadil Vokrri’ mysafirët e Drenicës.
Ndeshja Prishtina – Drenica do të luhet sonte me fillim nga ora 19:00, në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
‘Bardh e kaltrit’ synojnë tri pikët në mënyrë që të mbajnë pikët e barabarta me liderët e Feronikelit, për të vazhduar deri në fund luftën për titullin. /Lajmi.net/