Prishtina përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Skuadra e Prishtinës ka arritur kualifikimin në raundin e tretë të Conference League.

Sport

29/07/2021 22:24

Prishtina ka mposhtur Connah’s Quay me rezultat të përgjithshëm 6-5 pas dy ndeshjeve, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Prishtinës ka avancuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës ku e pret skuadrën norvegjeze Bodo Glimt.

Kampioni i Kosovës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në Evropë ku deri tani ka arritur deri në raundit e tretë.

Orari i ndeshjeve mes Prishtinës dhe Bodo/Glimt do të bëhet i ditur së shpejti. /Lajmi.net/