Prishtina-Peja, rezultat shumë i thellë

Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën, në derbin e elitës së basketbollit kosovar.

Sport

07/02/2016 20:45

Kryendeshja e basketbollit kosovar mes  Sigal Prishtinës dhe Pejës iu ka takuar vendësve.

Bardhekaltërit fituan ndaj pejanëve me rezultat të thellë, 90:72, përcjellë “Lajmi.net”.

Në fakt, ndeshja e luajtur në kryeqytet nuk kishte shumë histori, pasi që u dominua nga minuta e parë e deri në atë të fundit nga Prishtina.