Prishtina niset për Budapest, nesër zhvillon ndeshjen ndaj Ferencvaros

Prishtina është nisur drejt Budapestit ku nesër do të përballet me skuadrën e Ferencvaros.

Sport

05/07/2021 09:16

Ferencvaros dhe Prishtina do të përballen nesër nga ora 18:00, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Futbollistët e Prishtinës tashmë kanë marrë rrugën për Budapest ku edhe do të zhvillohet ndeshja në stadiumin “Groupama Arena”.

Ekipi nga kryeqyteti do të zhvillojë stërvitjen e parë në Hungari sot prej orës 18:45.

Prishtina erdhi deri në këtë fazë pasi fitoi raundin para-kualifikues përballë Folgore dhe Inter Escaldes.

Ndeshja e parë zhvillohet nesër nga ora 18:00 në Budapest, ndeshja kthyese më 13 Maj në “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/