Prishtina mund të luajë një miqësore me Ajaxin

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina mund të luajë një miqësore me skuadrën holandeze, Ajax.

Sport

09/06/2021 16:06

Skuadra e Prishtinës do të mund të luajë miqësore me skuadrën holandeze Ajax, shkruan lajmi.net.

Në fakt ishte skuadra e Ajaxit që kishte shkruar në profilin e saj zyrtar në Twitter, nëse dikush dëshiron të organizojë miqësore këtë verë ndaj tyre.

Skuadra e Prishtinës ishte e shpejtë në përgjigje, ku kishte bërë “Retweet” dhe ishte përgjigjur skuadrës holandeze. Në përgjigjen e tyre, Prishtina kishte shkruajtur, “Jeni të mirëseardhur kur të doni”.

Ende nuk ka ndonjë lajm zyrtar nëse klubet kanë diskutuar për një mundësi të tille, por gjithçka mbetet e hapur./Lajmi.net/