Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Prishtina mund ta ndihmojë QKUK-në me mbi 400 shtretër në rast të përkeqësimit të situatës

22:44 | 1 Korrik 2020

Klinika Infektive e QKUK-së. Foto: Ideal Muhaxhiri

Komuna e Prishtinës është e gatshme që t’i dalë në ndihmë QKUK-së me mbi 400 shtretër.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka bërë të ditur se si komunë janë të gatshëm që t’i dalin në ndihmë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), me shtretër dhe mjekë e infermierë në rast se përkeqësohet situata me koronavirus.

Ai thotë se janë tre lokacione që janë planifikuar me mbi 400 shtretër.

“Me rastin e decentralizimit nuk kemi nevojë të mbingarkojmë QKUK-në këtu sepse jemi veç në situatë kur gati se janë të mbingarkuara. Edhe mbi ngarkesa dhe kapaciteti i tyre me shtretër por edhe kapaciteti me burime njerëzore të tyre është maksimal. Kemi punëtor që ndoshta që dy javë, po flas për Klinikë Infektive dhe IKSHPK që nuk e kanë vizituar familje dhe është pak jo korrekte nga ana jonë si institucione që mos me ju dalë në ndihmë. Tash duhet me i ruajt shumë punëtorët shëndetësor, jashtëzakonisht shumë duhet me i ruajt, nëse ata sëmuren ne kemi shumë raste edhe në QKUK edhe në Komunë të Prishtinës, nëse edhe ata fillojnë me u sëmurë atëherë kush do t’i bëj këto testime. Prandaj në këtë formë me decentralizim e ofrojmë mundësinë që për shembull qytetari i Gjilanit të testohet në Gjilan edhe ai që ka simptome të rënda të shtrihet menjëherë në Spitalin e Gjilanit ose në ndonjë prej Qendrave të Mjekësisë Familjare që kanë mundësi. Ne si Komunë e Prishtinës  i kemi ofruar edhe MSH-së edhe dje kryeministrit disa here e kemi përsëritur gjatë kësaj kohe së pandemisë në dy QMF jemi gati me i përgatit diku afër 30 shtretër, e kemi sallën e Pallatit të Rinisë ose ju kujtohet ajo ASK-ja që ka qenë përpara që jemi në gjendje aty gati me i vendos afër 300-400 shtretër atje. I kemi shtëpizat në Gërmi me gjithsej 60 shtretër. Kështu që jemi në gjendje që t’i ndihmojmë Ministrisë së Shëndetësisë në rast të ndonjë eskalim ose fyt i ngushtë në mospasjes së shfrytëzimit të kapaciteteve. Kjo është strategjia do me thënë, kur fola që duhet me e ndryshua qasjen dhe në këtë aspekt ne jemi të përgatitur si Komunë e Prishtinës dhe i kemi paraparë se nga sa mjekë mund të punojnë në këto vende. Ndryshimi i strategjisë është obligativ në këtë fazë. Decentralizimi është më se e nevojshëm në këtë fazë dhe më duket se jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë që e kemi të centralizuar testimin për koronavirus”, tha Nushi. /Lajmi.net/

A do karantinohet sërish kryeqyteti, testet për COVID-19 në QMF, parkingu dhe ligji për Prishtinën

A do karantinohet sërish kryeqyteti, testet për COVID-19 në QMF, parkingu dhe ligji për Prishtinën, tregon nënkryetari Intervistë me nënkryetarin e Prishtinës, Muhedin NushiGazetare: Valmira Halimi Kameraman: Ideal MuhaxhiriMontazher: Arbër Dinarama

Gepostet von lajmi.net am Mittwoch, 1. Juli 2020