Prishtina mund rusët, shënon fitoren e parë në këtë sezon në FIBA Europe Cup
Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të FIBA Europe Cup këtë sezon.

Sport
Ekipi bardhekaltër ka mposhtur skuadrën ruse Enisey me rezultat 87:80, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndeshja ishte e baraspeshuar gjatë gjithë kohës, por Prishtina fitoi falë paraqitjes më të mirë në çerekun e fundit.
Takimi u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nën atmosferën e elektrizuar nga tifozëria vendëse.