Prishtina merr mësim nga përvojat e Sofjes

Transporti publik, menaxhimi i mbeturinave, si dhe trajtimi i qenve endacakë, janë tri çështjet që janë diskutuar të martën gjatë një takimi që një delegacion i Komunës së Prishtinës ka pasur me kryetaren e Komunës së Sofjes, në Bullgari, Jodranka  Fandakova.

Lajme

27/05/2014 20:08

Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Sofjes u zotuan për marrëveshje konkrete të bashkëpunimit, me ç’rast kryetarja e Komunës së Sofjes ofroi ndihmë të pa rezervë për Komunën e Prishtinës për zgjidhjen e shumë problemeve nëpër të cilat bullgarët tashmë kanë kaluar, transmeton Koha.

Delegacioni i Komunës së Prishtinës, të cilit i printe Shpend Ahmeti, pos nga kryetarja e Sofjes, u prit edhe nga nënkryetari për Arsim, Kulturë dhe Sport, Todor Çobanov, si dhe nga guvernatori i regjionit të Sofjes, Emil Kostov.