Prishtina me përmbysje të madhe, kalon në finale
Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Sport
Pjesa e parë ishte më e barabartë, kurse përfundoi me dy gola epërsi në të mirë të Prishtinës, 15:13. Në të dytën skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi rriti vazhdimisht epërsinë dhe në fund fitoi me 11 gola epërsi. Portieri F. Beqiraj u dallua me pritje në momente vendimtare, por thuajse të gjithë lojtarët e Prishtinës kanë shfaqur nivel të lartë në pjesën e dytë. D. Terziqi ishte i pandalshëm me 10 gola. 8 gola i shënoi B. Abazi. Te Trepça më efikasi ishte F. Klinaku me 9 gola.
Trepça – Prishtina 22:33 (13:15)
Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Kelmendi, Maxhera 2, Smaka, A. Shabani 1, Nimani, Klinaku 9, R. Shabani 3, Voca, K. Terziqi 2, Abazxhiku 3, Cimili 2, Fejzullahu
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Beshiri 4, Terziqi 10, Bajqinovci 3, Gjuka 3, Ramadani, Prekazi 1, Abazi 8, E. Ademi, M. Ademi, Sherifi, Sula 4. /Lajmi.net/