Prishtina me pengesa anti-parking
Sot në Prishtinë ka filluar edhe vendosja e shtyllave anti-parking, projekt i cili po financohet dhe menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Lajme
Ka filluar projekti “Menaxhimi i parkingjeve në Prishtinë”, i cili ka për qëllim edhe vënien e pengesave në disa trotuare në qendër të Prishtinës.
“Filloi puna për realizimin e parkingjeve në Prishtinë – Në kuadër të projektit gjeneral ‘Për menaxhim të parkingjeve në Prishtinë’, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës sot ka nisur vendosjen e shtyllave “anti-parking” në Komunën e Prishtinës”.
“Ky projekt do të realizohet në të gjithë Komunën e Prishtinës, ndërsa do të nisi nga qendra e kryeqytetit, në rrugët ‘Qamil Hoxha’, ‘Luan Haradinaj’, ‘Fehmi Agani’ për të vazhduar edhe në rrugët tjera të qytetit”.
“Ky projekt ka për qëllim lirimin e hapësirave për këmbësorë, duke vendosur pengesat fizike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna.