Prishtina me parkingje si në Zagreb

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Drejtori i Administratës Muhedin Nushi zhvilluan një vizitë punë në Zagreb, ku u pritën nga Kryetari Milan Bandic dhe ekipi i tij.

Lajme

09/04/2014 17:11

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, gjatë vizitë së tyre në Zagreb, janë takuar u takuan me Kryetarin Milan Bandic.

Sipas një statusi të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se qëllimi i kësaj vizite është fillimi i punës për projektin e parkingjeve në Prishtinë dhe marrja e modelit në organizimin e transportit publik.

Gjithashtu, bëhet e ditur se temë e diskutimeve ishte dhe trajtimi e menaxhimi i mbeturinave.

“Gjatë këtyre takimeve u diskutua dhe u ra dakord për formimin e ekipeve punuese drejtpërdrejtë në fillimin e këtij projekti prej Prishtinës dhe Zagrebit”.

Vizita do të vazhdojë me punën në Drejtoritë që do të ndihmojnë në realizimin konkret të këtyre dy projekteve tejet të rëndësishme për transformimin shërbimeve që lehtësojnë jetesën e përditshme në Prishtinë”, ka shkruar në profilin e tij Shpend Ahmeti.