Prishtina me disa mungesa të lojtarëve, konfirmon ndeshjet miqësore

Klubi i Prishtinës përmes postimit të tyre në Facebook kanë njoftuar se kanë mbërritur në Antalya, ku edhe kanë zhvilluar një seancë stërvitore.

Sport

19/01/2021 17:58

Në ekspeditën e Prishtinës janë 23 lojtarë, ndërsa mungojnë për shkaqe dokumentacioni, Gauthier Mankenda dhe Oto John, portieri Alban Muqiqi i infektuar me COVID-19 dhe Ermal Vitija i lënduar, njoftuan ata përmes postimit.

Prishtina në këto dy javë pritet t’i zhvillojë katër ndeshje, ku njëra prej tyre do të jetë edhe finalja mes liderit të Superligës, Dritës, transmeton lajmi.net.

Për shkak masave të ashpra anti-COVID-19 të ndërmarra nga shteti i Turqisë, me gjithë aranzhimin e ndeshjeve, zyrtarizimi i tyre i plotë bëhet vetëm në ditën e takimit.

Ndeshja e parë do të jetë me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës dhe tre miqësoret tjera kundër Chayka (Liga e parë Rusi, 26 janar), Orenburg (Liga e parë Rusi, 29 janar) dhe Rukh Lviv (Superliga e Ukrainës, 31 janar)./Lajmi.net/

Ekipi mbërrin në Antalya – mban seancën e parë stërvitore

Skuadra do të qëndroj për 14 ditë në Turqi

Lara/Antalya, 19…

Posted by FC Prishtina on Tuesday, January 19, 2021