Prishtina – Llapi, pjesa e parë përfundon me këtë rezultat

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, mes Prishtinës dhe Llapit.

Sport

11/05/2019 16:55

Të dyja ekipet janë në garë të ngushtë për titull dhe kjo sfidë mund të vendosë shumëçka.

Pas 45 minutave, rezultati është i pandryshuar 0-0, përcjell lajmi.net.

Por rastet nuk munguan, me Leutrim Bekteshin që rrezikoi i pari për vendasit.

Mysafirët u kundërpërgjigjën me Mentor Zhdrellën, topi i të cilit nuk u devijua mirë nga Elvis Prençi.

Në minutën e 20-të u shënua edhe goli i parë nga Basid Khalid, por u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojë që ishte mjaft i dyshimtë.

Festim Alidema për Llapin e Basid Khalid për Prishtinën rrezikuan me gjuajtja nga largësia, por mungoi saktësia dhe pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura.

Në anën tjetër, Feronikeli është duke udhëhequr me rezultat minimal ndaj Dritës, me golin e Kastriot Rexhës. /Lajmi.net/