Prishtina – Llapi, ndeshja që theu një rekord të veçantë në Superligë

Prishtina e fitoi derbin ndaj Llapit dhe tashmë ka shpresa të mëdha për titullin kampion.

Sport

11/05/2019 18:19

Kjo ndeshje bëri bujë qysh një javë para të fillonte, me deklaratat e nxehta të kryetrajnerit Tahir Batatina, i cili doli i zhgënjyer nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ sot.

Por megjithatë të dyja ekipet duhet të krenohen me një aspekt, pasi kjo ndeshje theu rekordin e shikueshmërisë në stadium, shkruan lajmi.net.

Zyrtarisht mësohet që të pranishëm ishin 10,200 tifozë më shumë se në çdo ndeshje të Superligës për edicionin 2018/19.

Dueli Prishtina – Llapi gjithashtu theu rekordin e ndeshjes Gjilani – Drita, kur ishin mbledhur 8,700 tifozë. /Lajmi.net/