Prishtina humbet ndaj Flamurtari, Feronikeli lider i ri i Superligës, pas fitores ndaj Lirisë

Flamurtari e ka mposhtur Prishtinën në javën e 18-të në Superligën e Kosovës.

Sport

18/02/2019 15:24

Flamurtari ka fituar 2 me 0 ndaj Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të dy golat, vendasit i shënuan në pjesën e parë me anë të, Alban Shillovas në minutën e 31’-të dhe Egzon Krasniqi (45’+2), raporton lajmi.net.

Flamurtari ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 22’-të, Bennash Quansah u përjashtua me karton të kuq.

Nga ana tjetër. Feronikeli ka arritur ta mposht Lirinë në udhëtim me rezultat, 2:0.

Kastriot Rexha ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti t’i shënonte që të dyja golat, në minutën e 7’-të dhe 43’-të.

Me këtë fitore, Feronikeli e ka marrë kreun e tabelës, ku ka 42 pikë, dy më shumë se Prishtina që është në vendin e dytë. /Lajmi.net/