Prishtina heroike, shkon në final-four

Sigal Prishtina shënoi fitore të madhe ndaj Levskit me rezultat 77:68 dhe u kualifikua direkt në final-four të Ballkan Ligës. Tay Waller dhe Aurimas Kieza ishin heronjtë e ndeshjes.

Sport

26/03/2014 18:17

Sigal Prishtina shënoi fitore të madhe ndaj Levskit me rezultat 77:68. Bardh e kaltrit u kualifikuan direkt në final-four të Ballkan Ligës.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen dhe me mbrojtje të fortë e sulme efikase arritën të krijojnë avantazh në rezultat. Levski e mbylli çerekun e parë me epërsi 19:12.

Njësoj kalojë edhe peridha e dytë e lojës ku Sigal Prishtina ishte shumë e dobët në sulm, dhe këtë e shfrytëzuan mirë bullgarët që shkuan në pushim me avantazh të thellë 40:23.

Mirëpo, vendasit e udhëhequr nga Tay Waller u rikthyen në lojë duke fituar çerekun e tretë 25:10, dhe ngushtuan disavantazhin e Levskit në 50:48.

Sigal Prishtina u përmirësua edhe më tepër në periudhën vendimtare ku doli në epërsi dhe e ruajti me sukses deri në fund duke shënuar fitore heroike me rezultat 77:68.

Waller dhe Aurimas Kieza ishin më të dalluarit me nga 20 pikë secili.