Prishtina fiton në udhëtim kundër Llapit dhe i shpëton barazhit – Drita e mbyll me goleadë

Skuadra e Prishtinës i ka shpëtuar barazhit duke e mbyllur sezonin me fitore.

Sport

22/05/2022 16:57

Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 1:2, në udhëtim kundër Llapit, shkruan lajmi.net.

Me tri pikët e fituara në Podujevë, Prishtina ka shkuar në kuotën e 51 pikëve dhe në pozitën e pestë në tabelë.

Mankenda shënoi të dy golat në fitoren e Prishtinës, kurse Valmir Veliu shënonte golin e parë të ndeshjes për epërsinë e Llapit.

Drita në anën tjetër e ka mbyllur sezonin me një goleadë ndaj Ulpianës, duke fituar me rezultatin 5:0.

Ulpiana sezonin tjetër luan në Ligën e Parë. /Lajmi.net/