Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas triumfit ndaj Yllit javën e shkuar, Prishtina sot e mposhti Vëllaznimin, me rezultat 99:81. Gjatë gjithë takimit më të mirë ishin kryeqytetasit, andaj edhe arritën te fitorja. Dante Thomas ishte më efikasi te Prishtina…

Sport

24/09/2022 20:18

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas triumfit ndaj Yllit javën e shkuar, Prishtina sot e mposhti Vëllaznimin, me rezultat 99:81.

Gjatë gjithë takimit më të mirë ishin kryeqytetasit, andaj edhe arritën te fitorja.

Dante Thomas ishte më efikasi te Prishtina me 32 pikë të shënuara, i ndjekur nga Dardan Berisha me 17 sosh.

Te Vëllaznimi u veçuan Damonte Dodd me 15 pikë e Jordan Harris 14 pikë gjithsej.

Për Vëllaznimin, kjo është humbja e dytë këtë edicion, që erdhi pas fitores javën e shkuar në Gjakovë ndaj Rahovecit./Lajmi.net/