Prishtina – Ferencvarosi, ndeshja e kthimit zhvillohet pa shikues

FC Prishtina dhe Ferencvaros do të përballen të martën nga ora 20:00.

Sport

09/07/2021 17:21

Ndeshja kthyese e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Prishtinës dhe Ferencvarosit do të zhvillohet të martën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Kjo përballje do të zhvillohet pa prezencën e shikuesve në stadium duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Prishtinës përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 3-0 në favor të ekipit hungarez, skuadrës kosovare i duhet një ‘mrekulli’ në ndeshjen e dytë për ta përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër. /Lajmi.net/