Prishtina eliminohet nga Liga ENBL

Sigal Prishtina ka përfunduar garën në ligën ENBL, pasi u eliminua nga skuadra polake, King Szczecin, me rezultat 78-85. Në pjesën e parë ekipi kosovar ishin më të mirë, por në të dytën dhe sidomos në çerekun e fundit, skuadra polake tregoi formë më të mirë, gjë që kontribuoi në kalimin tutje, në gjysmëfinale të…

Sport

20/03/2023 20:03

Sigal Prishtina ka përfunduar garën në ligën ENBL, pasi u eliminua nga skuadra polake, King Szczecin, me rezultat 78-85.

Në pjesën e parë ekipi kosovar ishin më të mirë, por në të dytën dhe sidomos në çerekun e fundit, skuadra polake tregoi formë më të mirë, gjë që kontribuoi në kalimin tutje, në gjysmëfinale të kësaj lige, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, ndeshja e parë çerekfinale në Prishtinë, kishte përfunduar me rezultat të barabartë 64-64.

Kjo është hera e parë që kryeqytetasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa kaluan grupin me dy fitore e katër humbje gjithsej./Lajmi.net/