Sigal Prishtina e nis me humbje garën në FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në Europe Cup.

Sport

27/10/2015 19:50

Sigali u mposht në udhëtim nga skuadra rumune Energia me rezultat 87:72.

Energia e dominoi ndeshjen në pjesën më të madhe të saj, përveç çerekut të katërt të cilin e fitoi kampioni i Ligës Ballkanike, 25:18.

Rezultati në tre çerekët tjerë të takimit ishte 27:14, 18:14 dhe 24:19, për skuadrën rumune.