Prishtina e nis mbarë sezonin, mposht në shtëpi Drenicën

Prishtina e ka nisur sezonin e ri me fitore.

Sport

19/09/2020 17:54

‘Bardhekaltrit’ nga kryeqyteti kanë nisur rrugëtimin e ri në Superligën e Kosovës me fitoren 3:0 kundër Drenicës, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Leutrim Bekteshi, i cili me kokë gjeti rrjetën e Drenicës.

Epërsinë e Prishtinës e dyfishoi mesfushori Endrit Krasniqi, pas një aksioni individual, atëherë kur luhej minuta e 46’.

Rezultatin final dhe fitoren e Prishtinës e vulosi Otto John, në minutën e 73’, pas asistimit të Leonit Abazit.

Kështu, Prishtina numëron tri pikët e para të këtij edicioni, kurse Drenica mbetet në kërkim të pikëve të para në xhirot tjera. /Lajmi.net/