Prishtina e mposht për herë të tretë Dritën për këtë sezon, rihapet gara për titull

Prishtina ka arritur ta mposht sërish Dritën, këtë herë në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës.

Sport

24/02/2021 14:55

Pasi e mposhti në Superkupë, e eliminoi nga Kupa e Kosovës, ‘bardhëkaltërit’ i arkëtuan edhe pikët e plota ndaj kampionit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani fitoi me rezultat 2- 0.

Ishte goli i Leutrim Bekteshit që zhbllokoi rezultatin (17′), derisa Bardhoku para fundit të ndeshjes vulosi fitoren (87′).

Problemi për Dritën ishte se gjatë pjesës së dytë, ishte me një lojtar me pak, meqenëse Onoka u ndëshkua me të kuq (60′).

Me këtë fitore, Prishtina i afrohet kreut, duke u renditur në pozitën e tretë me 41 pikë, derisa Drita një pozitë me lartë me 44 sosh./Lajmi.net/