Prishtina e kërkon sonte kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës ENBL

Sigal Prishtina do të zhvillojë sonte përballjen e dytë në çerekfinale të Ligës ENBL. Takimi i parë në kryeqytet kundër skuadrës polake King Szczecin kishte përfunduar 64:64, duke bërë që fituesi të vendoset në takimin e dytë. Ndeshja do të luhet nga ora 18:00 në Poloni dhe skuadra fituese do të kualifikohet në gjysmëfinale të…

Sport

20/03/2023 12:33

Sigal Prishtina do të zhvillojë sonte përballjen e dytë në çerekfinale të Ligës ENBL.

Takimi i parë në kryeqytet kundër skuadrës polake King Szczecin kishte përfunduar 64:64, duke bërë që fituesi të vendoset në takimin e dytë.

Ndeshja do të luhet nga ora 18:00 në Poloni dhe skuadra fituese do të kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj gare, ku e pret skuadra lituaneze, Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në këtë garë, ndërsa e kaluan grupin me dy fitore e katër humbje./Lajmi.net/