Prishtina dhe Plisat do ta befasojnë Galil Gilboan

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski beson se me lojë të fortë dhe ndihmën e Plisave, skuadra e tij do të arrijë të befasojë Galil Gilboan në gjysmëfinalen e Final-Four në kryeqytet.

Sport

22/04/2014 19:47

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski ka komentuar përgatitjet e skuadrës së tij për Final-Four në Ballkan Ligë.

Skuadra nikoqire nga kryeqyteti do të ndeshet me kampionin në fuqi Galil Gilboa në gjysmëfinale dhe Dokuzovski është shprehur i kënaqur me përgatitjet e deritashme.

“Gjithëka është në rregull, organizimi i Final-Four është shumë serioz. Gjithqka në përgatitjet tona është duke shkuar mirë, nuk ka asgjë speciale. Mendoj se së paku në letër, Levski dhe Galil Gilboa janë favoritë, nëse shikojmë kualitetet e basketbollistëve dhe buxhetin”, deklaroi Dokuzovski për Balkanleague.net.

“Avantazhi ynë do të jenë tifozët dhe avantazhi i Ballkanit do të jetë se nuk kanë qka të humbin dhe do të luajnë pa presion. Në momente të tilla, ata janë ekip i papërshtatshëm. Andaj, për mua Levski dhe Galil janë favoritët sepse janë ekipet më të mira. Do të japim maksimumin dhe shpresoj që me ndihmën e madhe të tifozëve do të arrijmë të befasojmë Galilin. Ata kanë më tepër përvojë se ne dhe luajnë në një ligë më të mirë”, shtoi ai.

“Do të japim maksimumin dhe do të luajmë shumë fort në këto ndeshje. Duhet të jemi në 100 përqind nëse duam të fitojmë”, përfundoi ai.

Sigal Prishtina dhe Galil Gilboa ndeshen të premten, kurse finalja do të zhvillohet të dielën.