Prishtina bën detyrën, titullin do ta kërkojë në derbin kundër Feronikelit

FC Prishtina ka kryer detyrën duke shënuar fitore 3:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj KF Trepçës ’89.

Sport

15/05/2019 18:02

Kryeqytetasit kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e fundit në stadiumin e tyre në sezonin 2018/2019, duke mposhtur skuadrën nga Mitrovica, KF Trepçën ’89.

Gauthier Mankenda në minutën e 48’, i dha epërsinë e parë skuadrës së Mirel Josës.

Nuk vonoi shumë dhe Prishtina shënoi edhe golin e dytë.

Kësaj here ishte sulmues Abdul Basit Khalid, që shënoi në minutën e 67’ për 2:0.

Goli i tretë i Prishtinës erdhi në minutën e 93′, me Mario Morinën që shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e mysafirëve.

Me këtë fitore Prishtina numëron 75 pikë, duke u renditur në vendin e dytë, me dy pikë më pak se liderët e Feronikelit.

Titulli i këtij sezoni do të përcaktohet në xhiron e fundit, me Feronikelin që në Drenas pret Prishtinën./Lajmi.net/