Prishtina bën Barcelonën kundër Ferizajt, i shënon 8 gola për tri pikë

Prishtina është treguar e pamëshirshme ndaj Ferizajit, duke e mposhtur me rezultat të lartë 8:1 - ashtu siç jemi mësuar ta shohim Barcelonën në La Liga gjatë kohës së Guardiolas.

Sport

07/06/2020 19:48

Ndeshja nuk pati shumë histori, me kryeqytetasit që ishin mëse të përgatitur për këtë sfidë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’.

Meriton Korenica (8’ 47’ dhe 58’) realizoi het-trik në këtë ndeshje, kurse Ahmed Januzi (30’), Diar Miftaraj (46’), Endrit Krasniqi (63’), Otto John (69’) dhe Kreshnik Uka (76’) ndihmuan me nga një gol.

Goli i nderit për mysafirët u shënua nga Altin Ibrahimi (17’).

Pas kësaj fitore, Prishtina i afrohet kreut të tabelës në vetëm dy pikë duke e bërë garën për titull edhe më interesante, pasi renditet në pozitën e tretë me 44 pikë. Ferizaj me 25 pikë renditet në vendin e 10. /Lajmi.net/