Prishtina ‘bashkon’ VV-në me PDK-në
Memli Krasiqi e Shpend Ahmeti janë dakorduar të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve që pritet të realizojnë në të ardhmen e afërt, siç janë renovimet në Stadiumin e Prishtinës, ndërtimin e Pishinës Olimpike dhe të stadiumit ndihmës në Prishtinë
Lajme
Edhe pse njihen si kundërshtarë të fortë politikë, Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq me Prishtinën dhe Partia Demokratike që udhëheq me Kosovën, kanë thyer akullin që për vite të tëra ishte krijuar midis pushtetit qendror dhe atij lokal, kur kryeqytetin e drejtonte lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka pritur të martën në një takim kryetarin e Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku kanë diskutuar edhe për projekte tjera të rëndësishme për kryeqytetasit.
“Jemi në rrugë të mbarë për të filluar në implementimin e projekteve konkrete, disa prej tyre ndërlidhen me temat që tashmë kemi diskutuar sa e sa herë, renovimin e Stadiumit të Qytetit, nderimin e Pishinës Olimpike me bashkë-financimin, ndërtimin e stadiumit ndihmës në Prishtinë sipas standardëve të FIFA-së, ndërtimin e Pallatit Olimpik të Qendrës Rinore etj”, ka thënë ministri Krasniqi.
Ai ka folur edhe për ndërtimin e Sallës Universale ku ka shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të bashkë-financuar.
“Komuna e Prishtinës e ka filluar projektin e sallës universale. Pra ekziston një projekt, bashkë me lokacionin e ndarë, e që është një përparësi shumë madhe. MKRS, në të kaluarën nuk ka qenë as e konsultuar për këtë projekt, por tash ka vënë një bashkëpunim të mirë me administratën e re. Kemi shprehur gatishmërinë tonë që të kemi një bashkë-financim për këtë projekt, meqë e konsiderojmë si projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili do t’i ndihmonte institucionet, por edhe përformuesëve, dhe njerëzve të tjerë, të cilit do ta shfrytëzonin një sallë të tillë”, ka thënë Krasniqi.
Nga ana e tij, kreu i Prishtinës, Ahmeti ka thënë se Komuna është e gatshëm të bashkëpunojnë në çdo projekt që është në të mirë të kryeqytetasve.
“Ne si komunë natyrisht që jemi të interesuar që çdo projekt që është në interesin e qytetarëve dhe ku përfitojnë qytetarët e Komunës së Prishtinës, ta realizojmë sa më shpejtë. Projekti i Stadiumit të Prishtinës, për të cilin Ministria e Kulturës dhe Qeveria i kanë ndarë gjysmë milioni euro, do të nis të realizohet, të bëhen renovimet e nevojshme, që që t’i përmbush standardet”.
“U dakroduam që shumë shpejt t’i konkretizojmë punët edhe me një konkurs të cilin do ta shpallim bashkërisht për renovime, të cilat janë të nevojshme dhe të cilat duhet të përfundojnë sivjet në stadiumin e Prishtinës”.
“Diktuam edhe për projekte që janë më afatmesme, që zgjasin deri në tri vjet, e që është ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prishtinë, me një pjesë edhe të Buxhetit të Komunës; Pallati Olimpikë, ku duhet të vendosen federatat; si dhe diskutuam për përcaktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit ndihmës”.
“Dy lokacionet për ndërtimin e Pishinës Olimpike, por edhe të stadiumit ndihmës, do të jen në rend dite, në mbledhjen e Kuvendnit Komunal të Prishtinës, në muajin maj”, tha Ahmeti.