Prishet krejt rruga përballë Ministrisë së Arsimit

Rruga “Ali Pash Tepelena”, e cila ndodhet në lagjen “Aktash” të Prishtinës është shkatërruar tërësisht.

Lajme

05/04/2019 22:37

Pranvera ka nxjerr gropat në katër anët e rrugëve të kryeqytetit. Por, rruga “Ali Pash Tepelena” e cila ndodhët në ballë të objektit të Ministrisë së Arsimit ka pësuar deformim të madh.

Në rrugë nuk janë hapur vetëm disa gropa, por ajo është shkatërruar e tëra, shkruan lajmi.net.

Qytetarët kërkojnë nga organet komunale që të ndërhyjë urgjentisht. Ata kanë fajësuar edhe kompanitë e ndërtimit që po ndërtojnë banesa në skaj të rrugës.

“Siç pe shihni edhe vetë, po duhet me vozite me të paren, besa edhe ma ngadalë. Edhe vjet ka qenë kështu, por sivjet është bërë llom”, tha njeri prej taksisteve, i cili e parkon veturen çdo ditë përballë objektit të MASHT-it.

Ndërkohë, Gëzim Gashi fajin për dëmtimin e rrugës thotë se e kanë kompanitë e ndertimit, që po ndërtojnë aty. “Vjet është ndërtuar më të madhe, bash mbi rrugë. Kanë kaluar shumë kamiona e bagera viteve të fundit mbi ketë rrugë. Shikoni ç’farë ndërtesash po ndërtohën mbi rrugë, a keni parë ndonjëherë më të larta. Këtu nuk bëhet fjalë me i riparu gropat. Duhet me u riasfaltu prej fillimit”, thotë Gashi, i cili ka një biznes bri rrugës.

Ndërkaq, rruga është e gjatë rreth 200 metra, dhe shtrihet mbi rrugën “Agim Ramadani” në lagjen “Aktash”. /Lajmi.net/