Prishet koalicioni AAK-PDK në Klinë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Klinë, ka prishur koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë Kuvend Komunal.

Lajme

08/04/2015 14:57

Shkak i kësaj prishje të koalicionit, sipas degës së AAK-së në Klinë, është bërë pasi që është konstatuar se PDK i ka shkelur të gjitha parimet bashkëqeverisëse dhe kjo sjellje ka rezultuar me një qeverisje joefektive.

Shkëputja e koalicionit vjen si pas vendimit të marrë nga asamblistët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Klinës, që është mbështetur edhe nga strukturat udhëheqëse të kësaj dege si dhe nga strukturat qendrore të AAK-së, thuhet në komunikatë.

Ky vendim sipas njoftimit hynë në fuqi prej sot.