‘Prishet festa’, lajm shumë i keq për Kosovën para ndeshjes me Ishujt Faroe

Kosova nuk do të jetë e kompletuar për takimin e radhës ndaj Ishujve Faroe.

Sport

12/10/2018 12:22

Kosova ka fituar në ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Maltës me rezultat 3-1.

Mirëpo, përkundër fitorës që e mbanë Kosovën në vendin e parë në grupin D të Ligës së Kombeve me 7 pikë, lajmi i keq është se mesfushori kryesor Hekuran Kryeziu do të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Ishujve Faroe, transmeton lajmi.net

Ai kishte karton të verdhë nga ndeshja e kaluar dhe pas një polemike me gjyqtarin kryesor menjëherë pas golit të Muriqit është ndëshkuar përsëri gjë që e penalizon për ndeshjën e radhës.

Kosova do të zhvilloj ndeshjen e radhës të dielën kundër Ishujve Faroe./Lajmi.net/