Prishë qetësinë publike, pastaj sulmon zyrtarët policorë

Është arrestuar mbrëmë një person në Ferizaj pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Lajme

12/10/2018 13:35

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar zyrtarët policorë në detyrë, të cilët kishin shkuar për t’ia tërhequr vërejtjen për prishje të rendit dhe qetësisë publike në lokalin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet, kurse rasti në procedurë të rregullt”.