Prindërit e varur nga celulari, shembull i keq për fëmijët

Prindërit të cilët nuk kujdesen shumë për fëmijët e tyre dhe i kushtojnë më shumë rëndësi celularit japin një shembull të keq për fëmijët e tyre, dhe kështu i mësojnë edhe ata se celulari është më i rëndësishmi.

Lifestyle

27/08/2014 22:33

Reg Biley, tha për The Independent se prindërit të cilët i merrnin pajisjet e tyre elektronike përsipër do të duhej të flisnin më tepër me fëmijët e tyre dhe më shpesh, transmeton Lajmi.net.
Ai shtoi se familjet kanë nevojë që të rrisin kontaktin e tyre fytyrë-fytyrë dhe do të duhej të mblidhenin rreth tavolinës së ngrënies për të ngrënë, e jo rreth televizionit.

Suzie Hayman, një nga drejtueset e shoqatës Prentline Plus dhe autore e ‘Si të kemi një jetë më të lumtur familjare’ , tha se familjet ishin duke ‘u përkeqësuar’ në biseda me njëri-tjetrin dhe se përhapja e përdorimit të shumtë të celularit dhe pajisjeve të tjera ishte fajtor për këtë, transmeton Lajmi.net.

“Nuk është vetëm që prindërit i lejojnë shumë fëmijët e tyre t’i përdorin pajisjet elektronike, ata i përdorin edhe vetë shumë’, tha ajo. ‘Kështu që nëse ju shkoni e pyesni një familje se cila është gjëja e parë që ata e bëjnë kur të shkojnë në shtëpi, të gjithë do ta pranojnë se gjëja e parë është të shikojnë Facebookun, apo të qëndrojnë ashtu në celularë ose laptopë’.

Prindërit duhet të jenë më të vetdijshëm në lidhje me të paturit kohë gjatë ditës, dhe kjo ndodhë kur të gjitha pajisjet elektronike largohen.

Ju duhet ta merrni më me seriozitet uljen rreth tryezës rregullisht, duke pasur ushqim dhe duke biseduar së bashku, duke pasur një kontakt ball për ballë, shtoi ajo.