Princi Leka në Kumanovë: Politika shqiptare ka dështuar

Princi Leka bashkë me princeshën vizituan Lagjen e Trimave në Kumanovë. Ai tha se ka ardhur që t’u shpreh ngushëllime qytetarëve që përjetuan trauma gjatë luftimeve në Kumanovë.

Lajme

09/06/2015 18:59

 

“Mbretëria e Shqipërisë është duke i ndjekur me vëmendje të gjitha zhvillimet në Maqedoni”, tha princi.

“Politika në Maqedoni ka dështuar, sidomos ajo e palës shqiptare. Kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e vlerave njerëzore”, tha më tej princi Leka, raportojnë mediet shqiptare nga Maqedonia.

Princi Leka është trashëgimtari i familjes mbretërore shqiptare e cila kishte humbur pushtetin në fundin e luftës së dytë botërore.