Princi i Suedisë dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv me COVID-19

Një tjetër emër i njohur rezultoi me koronavirus.

ShowBiz

26/11/2020 16:15

Princi i Suedisë, Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia kanë dalë pozitiv me COVID-19, tha të enjten gjykata mbretërore Suedeze, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Të dy po ndihen mirë në këto rrethana, tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se Mbreti Karl XIV Gustaf, Mbretëresha Silvia, motra e madhe e princit, Princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj Princi Daniel do të testoheshin gjatë ditës.

Carl Philip është i katërti në linjën e trashëgimisë në fronin suedez. /Lajmi.net/