Princi Harry shpallet mashkulli më atraktiv i një familje mbretërore

Sondazhi i revistës "People" e shpall Princin Harry "mashkullin më seksi mbretëror", duke lënë pas Princin William dhe Princin Carl Phillip të Suedisë.

ShowBiz

20/11/2020 16:00

Me flokët e tij të kuqe dhe buzëqeshjen e lehtë, Princi Harry ka të gjitha arsyet për të festuar sonte pasi u kurorëzua ‘Anëtari mbretëror më seksi’ nga lexuesit e revistës People, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Duka i Sussexit, 36 vjeç, mundi konkurrencën e ashpër nga vëllai i tij, Princi William, si dhe mbretër të tjerë nga e gjithë bota.

Në mesin e garuesve të denjë përfshihen: Princi Carl Phillip i Suedisë, 41 vjeç, Princi Felix i Luksemburgut, 36 vjeç dhe Princi Mateen i Bruneit, 29 vjeç.

Titulli vjen një vit pasi Princi Harry u shpall fitues i titullit “Babai më seksi”, duke mposhtur një mori fytyrash të famshme përfshirë të famshëm si Ryan Lochte, Steven Yeun dhe Ryan Reynolds.

Princi Carl Philip është i katërti në radhë për fronin suedez dhe i martuar me modelen Sofia Hellqvist.

Ndërsa, Princi Felix i Luksemburgut është i dyti në radhë për fronin e Luksemburgut.

Mbreti evropian flet shtatë gjuhë dhe është i martuar me shkencëtaren gjermane Claire Lademacher.

Abdul Mateen nga Brunei njihet si një nga mbretërit ‘më seksi’ falë fotografive të tij të shumta në plazh pa këmishë dhe selfie në palestër.

“Sportisti i etur” pëlqen futbollin, polo, artet marciale të përziera, zhytjen dhe skijimin, ai ka përfunduar në nivelin kombëtar në badminton dhe ka një fizik të tonifikuar, por ai sigurisht që është më shumë sesa thjesht një fytyrë e bukur.

Ai studioi Politikë Ndërkombëtare në King’s College London dhe u diplomua në master në Diplomacinë Ndërkombëtare në Shkollën e Studimeve Afrikane dhe Orientale në kryeqytet.

Babai i Abdul Hassanal Bolkiah, Sulltani i Bruneit, është një nga njerëzit më të pasur në botë, me pasuri në vlerë rreth 20 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Michael B. Jordan ka marrë titullin “Mashkulli më seksi” që iu dha për herë të fundit në nëntor 2019 këngëtarit John Legend, 41 vjeç.

Michael është i njohur më së shumti për shfaqjet e tij të vlerësuara nga kritikët në Fruitvale Station, Creed dhe Black Panther.

Ai i tha revistës “People” të premten se është nder për të.

Fitues të tjerë të kohëve të fundit përfshijnë: Dwayne Johnson, Chris Hemsworth, Idris Elba, Adam Levine, Ryan Reynolds dhe David Beckham. /Lajmi.net/