Princi Harry nderon gjyshin Princin Philip në mesazhin për ditën e Tokës

Harry ka kujtuar gjyshin e tij në mesazhin e fundit për ditën e Tokës.

ShowBiz

23/04/2021 11:04

Princi Harry ende e ka në mendje gjyshin e tij të ndjerë, Princin Philip, shkruan ET.

Duka 36-vjeçar i Sussex rrëfeu një video të re për Parqet Afrikane për nder të Ditës së Tokës dhe i dha Philip një dedikim të veçantë në këtë proces, transmeton lajmi.net.

“Në këtë ditë të Tokës, unë reflektoj në brezat e kampionëve të ruajtjes, përfshirë gjyshin tim të ndjerë, dhe ndihem krenar dhe me energji për të vazhduar të bëj pjesën time në këtë trashëgimi,” tha Harry në një deklaratë. “Këtë vit veçanërisht, unë bashkohem me ekipin e pabesueshëm të Parqeve Afrikane dhe komunitetet në të gjithë botën në përkushtimin e përbashkët për mjedisin tonë dhe mirëqenien kolektive.”

“Këto peisazhe vitale po ndihmojnë në mbrojtjen e bio-diversitetit të Afrikës, duke shërbyer si një themel për një planet të shëndetshëm dhe duke u dhënë përfitime qindra mijëra njerëzve,” thotë ai.

Ai e përfundon klipin me një mesazh ngritës, duke thënë, “Shpresa fillon këtu me vendet që ne po mbrojmë tani për të siguruar një të ardhme të shëndetshme për të gjithë ne.”
Harry ka shërbyer si President i Parqeve Afrikane që nga viti 2017. Organizata përbëhet nga 19 parqe në 11 vende në të gjithë Afrikën.

Duka së fundmi u kthye në shtëpinë e tij në Kaliforni pasi mori pjesë në varrimin e gjyshit të tij në Windsor, Angli, javën e kaluar. Gruaja e tij, Meghan Markle, nuk u la të udhëtonte pasi ajo është aktualisht shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, një vajzë, e cila do të vijë këtë verë./Lajmi.net/