Princi Charles në Kubë, një vizitë e pazakontë në ishull

Princi Charles dhe bashkëshortja e tij Kamila do të nisin të dielën në Kubë vizitën e parë zyrtare të një anëtari të familjes mbretërore britanike në ishull, në një moment kur ky i fundit por përballet me një ashpërsim të sanksioneve amerikane, mjaft i interesuar për investime të huaja.

Bota

22/03/2019 20:12

“Kjo vizitë ka një simbol të veçantë pasi asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ka udhëtuar në Kubë që prej revolucionit të 1959 i udhëhequr nga Fidel Kastros (1926-2016)”, sqaron për median Paul Webster Hare, ish-ambasadori britanik dhe pedagog në Universitetin e Bostonit. Më parë duka i Windsor kishte kryer një vizitë private në mesin e viteve 1950.

Vizitat mbretërore konsiderohen si pjesë e diplomacisë në sistemin britanik. Kjo është një mënyrë e vlefshme për të dërguar mesazhe, për të pasur kontakte dhe avancuar në negociatat diplomatike’’, siguroi ai.