Princesha spanjolle para gjyqit

12:31 | 7 Janar 2014

Spanja 1

Një gjykatës spanjoll ka thirrur vajzën më të vogël të Mbretit Juan Carlos, që të jetë prezente në gjykatë pas akuzave të fundit për mashtrim dhe shpëlarje parash

Infata Cristina (48), është lidhur me një aferë biznesi të burrit të saj, Inaki Urdangarin, i cili është duke u hetuar për shpërdorime të mundshme.

Princesha tashmë është formalisht e dyshuar dhe duhet që të paraqitet në gjykatë më 8 mars.

Besohet se kjo do të jetë hera e parë që një person që ka lidhje me familjen mbretërore paraqitet në gjykatë, nën akuza të keqpërdorimeve.

Inaki Urdangarin

 

Gjykatësi nga Palma de Mallorca, Jose Castro ka urdhëruar që princesha së bashku me burrin e saj të paraqiten për t’u marrë në pyetje.

Vitin e kaluar, pronat në emrin e burrit të saj ishin konfiskuar pas dyshimeve që Urdangarin, Duka ii Palma de Mallorca’s, pretendohej që kishte keqpërdorur miliona euro nga fondet publike që ishin dhënë për një fondacion bamirës.

 

Duka mohoi të gjitha këto akuza dhe nuk u akuzua për ndonjë krim.

Një prej pronave të konfiskuara është një shtëpi e madhe dhe mjaft luksoze në periferi të Barcelonës, e cila i përket Dukës dhe Dukeshës Cristina.

Infanta Cristina është fëmija i mesëm i Mbretit të Spanjës, Juan Carlos. Ajo ka një motër më të madhe, Infanta Elena, dhe një vëlla më të vogël, Mbretin e ardhshëm, Princin Felipe.