Prince Harry me dhuratë fantastike për bashkëshorten në përvjetorin e tyre të parë

Prince Harry i ka bërë dhuratë fantastike gruas Meghan Markle për përvjetorin e tyre të parë.

ShowBiz

12/06/2019 19:21

Ditën e shtunë Meghan Markle mori pjesë në ceremoninë e ‘Trooping The Colour’, në të cilën u festua ditëlindja e mbretëreshës. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e publikut ishte unaza e re në dorën e dukeshës, e cila gjendej së bashku me unazën e fejesës dhe martesës, shkruan lajmi.net.

Ka pasur spekulime nga ndjekësit se ishte një dhuratë nga Princ Harry, e bërë në momentin kur erdhi në jetë fëmija i parë i tyre, Archie por është zbuluar se nuk ishte kjo arsyeja pse duka i Sussex i dhuroi këtë unazë bashkëshortes së tij. Revista ‘People’ zbuloi se në fakt kjo ishte një dhuratë prej tij për përvjetorin e tyre të parë të martesës. Unaza ishte e mbushur me diamante dhe cilësohet si unaza e përjetësisë./Lajmi.net/