Prezantohet drafti final i Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke e prezantuar draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Në këtë takim, po marrin pjesë përfaqësuesit e Odave dhe Shoqatave Ekonomike të Kosovës, transmeton lajmi.net. “Përmes këtij Ligji, rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyra e mbështetjes, promovimit dhe nxitjes së aktiviteteve inovative me ndikim në ndërmarrësi, përmes…

Lajme

17/11/2023 10:32

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke e prezantuar draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Në këtë takim, po marrin pjesë përfaqësuesit e Odave dhe Shoqatave Ekonomike të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Përmes këtij Ligji, rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyra e mbështetjes, promovimit dhe nxitjes së aktiviteteve inovative me ndikim në ndërmarrësi, përmes mekanizmit të ri Fondi për Inovacion. Diskutimet dhe reflektimet konstruktive nga pjesëmarrësit e këtij diskutimi, do ta pasurojnë draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi”, thuhet në njoftimin e MINT-it.