Prezantohet Coutinho, e jep një deklaratë speciale

13:33 | 8 Janar 2018

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet”

Philippe Coutinho është prezantuar si futbollist i Barcelonës.

Ai falënderoi të gjithë për durimin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Dua të falënderoj presidentin, klubin për durimin që patën me mua gjatë gjithë kësaj kohe”, deklaroi Cou.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet”, shtoi ai. /Lajmi.net/