Prezantohet avioni më i madh në botë, ‘Airbus A380-800’ me 615 vende

Në sallonin aeronautik të Dubait, ‘Emirates’ prezantoi këtë javë ‘Airbus A380-800 me 615 vende’; avioni i pasagjerëve më i madh në botë.

Fun

12/11/2015 20:01

Falë eliminimit të klasit së parë, shpjegojnë ekspertët, është bërë i mundur ripërcaktimi i hapësirave në bord, duke siguruar 130 vende më shumë në klasin ekonomik, të rregulluar në trembëdhjetë rreshta, me dhjetë vende secili.

Kompania nga Dubai siguron se karriget e klasit ekonomik do të kenë shumë më tepër hapësirë për këmbët në krahasim me më parë dhe pasagjerët do të kenë mundësi të shijojnë udhëtimin duke parë një film nga katalogu prej 500 titujsh në ekranet e vegjël të vendosur në secilën karrige përpara tyre.

Risi edhe në klasin biznes, ku karriget do të kenë mundësi të shndërrohen në krevate të vërtetë me gjatësi 2 metra.

Avioni i ri do të përdoret për herë të parë në linjën Dubai-Kopenhagë më 1 dhjetor, ndërsa bileta vetëm vajtje, në klasin ekonomik do të kushtojë 540 dollarë./gsh

Aeroplani 2Aeroplani 4Aeroplani 5Aeroplani 6