Preteni: Mund të ketë parregullsi në tenderin për djalin e Mustafës

Drejtori i Agjencionit Kundër-korrupsion, Hasan Preteni, ka thënë se rasti i fundit i dhënies së një tenderi nga Kryeministria djalit të kryeministri Isa Mustafa, Arbenit, nuk është situatë e mirë.

Lajme

24/08/2015 17:29

Megjithatë, i pyetur nga Klan Kosova, Preteni tha se për momentin nuk mund të flas më shumë, sepse veç sa është filluar të punohet me lëndën.

“Në pamje të parë, nuk duket diçka e mirë. Ne kemi filluar punën dhe të shohim se çfarë përfundimesh do të nxjerrim.

“Më shumë nuk mund të flas”, ka thënë Preteni.