Pretendon se është sulmuar nga shqiptarët, nuk jep deklaratë

Familja Nojiq në Gjilan thuhet të jetë shpesh shënjestër e sulmuesve. Sipas RTK 2, në gjuhën serbe, shtëpia e tyre të shtunën është sulmuar me gurë, kurse gjatë ditës kjo familje sërish është provokuar. 

Lajme

10/08/2014 12:57

Me rastin e një sulmi në familjen  e vetme serbe në lagjen Kamnik të Gjilanit, është shkaktuar dëm material.

“Është hedhur një tullë në xhamin e përparmë të veturës, para kësaj është thyer xhami i shtëpisë në katin e dytë. Unë km njohuri që disa njerëz nga EULEX-i se unë duhet të marrë me shkrim se kam të drejtë të marrë kopjen e fletëparaqitjes. Mirëpo, para kësaj, e edhe tash më thonë që unë nuk kam të drejtë në këtë”, tha Sërgjan Nojiq për RTK 2.

Nojiq jeton në shtëpinë e tij familjare bashkë me të ëmën, e cila momentalisht nuk gjendet në Gjilan. Ata në vitin 2000 u shpërngulën nga Gjilani, kurse më 2009 u rikthyenj. Ky nuk është sulmi i parë mbi këtë familje.

“Nga viti 2009, kur jemi kthyer, e deri tash vazhdimisht kemi provokime dhe trazime, në kuptimin thyerjes së xhamave, trazimit të nënës sime”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  Gjilanit, Ismet Hashani deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kemi marrë dëshmitë dhe fotografinë e veturës, kurse kur kemi kërkuar nga ankuesi që të japë deklaratë, ai ka refuzuar, duke kërkuar nga ne vetëm një raport për ngjarjen dhe pagesën e dëmit të shkaktuar”, tha Hashani.