Pretendimet e kryeshefit të Trepçës për montimin e shkarkimit që ia bënë Kurti e Hajdari

Më 15 prill, Basri Ibrahimi, u shkarkua nga bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv. Dje (e hënë) Inspektorati i Punës e ka kthyer në detyrë kryeshefin e shkarkuar në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit.

Lajme

09/06/2020 20:37

Në një intervistë për lajmi.net Ibrahimi ka komentuar lidhur me vendimin e Inspektoratit të Punës që shumë shpejt paralajmëroi se do të kthehet në ulësen e tij.

Gjatë intervistës ai ka thënë se ka pasur rënie të prodhimit në kohën sa “Trepça” është menaxhuar nga Bordi menaxhues. Ai ka thënë se kur e ka marrë detyrën më 10 qershor 2019, është ngrit prodhimin diku 40 për qind dhe performanca e tij, në bazë të kësaj ka qenë pozitive.

Sipas Ibrahimit largimi i tij ka pasur arsye politike dhe se gjithë puna i ishte montuar nga Qeveria Kurti dhe ministrja Hajdari e cila kishte ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS).

Ai shprehet se nga VV e kanë telefonuar dhe i kanë ofruar pozitë të re brenda ndërmarrjes, por që Ibrahimi nuk e ka pranuar.

YouTube player

“Një nga zyrtarët e VV-së me të cilin e kam një raport më ka telefonuar dhe natyrisht me keqardhje që jam shkarkuar, ai më tha se je jurist dhe ke marrëdhënie pune me Trepçën dhe unë i thash se nuk pranoj asnjë vend tjetër përveç pozitës ku jam”, tha Ibrahimi për lajmi.net.

Ibrahimi shprehet gjithashtu se, protesta nuk ka qenë arsye për shkarkimin e tij, por vetëm shkas.

“Dhe tjetra që është interesante që ndoshta i ka rrëshqitur, tha se iu kam thënë para shkarkimit të gjejmë personin adekuat të qeverisë Trepçën, pra protesta nuk ka qenë arsye, por shkas”, tha Ibrahimi më tutje. /Lajmi.net/