Ekspertët: Seksi do të jetë një gjë e së kaluarës nga viti 2040 (Foto)

Një shkencëtar ka deklaruar në mënyrë sensacionale se seksi për të bërë fëmijë shumë shpejt do t’i takojë së kaluarës.

Fun

13/05/2016 10:04

Jamie Metzl, beson se parimet në zgjedhjen e embrionit dhe fertilizimit mund t’i japin kuptim të ardhmes dhe t’i japin fund konceptit natyral, transmeton lajmi.net.

Sipas tij këto dy mënyra ua lejojnë prindërve të zgjedhin gjenet për pasardhësit e tyre.

Avancimet e mëtejshme që janë duke u bërë, u mundësojnë prindërve të zgjedhin gjininë e fëmijës që duan, dhe ai beson se shumë shpejtë njerëzit do t’i përdorin këto mënyra, duke iu larguar atyre natyrale. Për më tepër metodat pas vitit 2040 do t’ua mundësojnë prindërve të rrisin IQ e fëmijëve, gjatësinë dhe peshën.

“Këto procedura përmirësojnë dhe parandalojnë një numër të madh të sëmundjeve, unë po parashikojë dhe po besojë se një numër i madh i prindërve do të vendosin të përdorin këtë mënyrë të teknologjive për të bërë fëmijë”, ka thënë ai.

Sipas tij, njerëzit do të jenë të lirë të zgjedhin nga konceptimi laboratorik të menaxhojnë jetën e fëmijës së tyre.

Ai shton se kostot e ‘IVF’ dhe ‘PGS’, metodat që do të nisin sipas tij në vitin 2040, do të ulen për prindërit që vendosin të përdorin ato.

“Pa marrë parasysh se çfarë bëjmë apo nuk bëjmë, një specie njerëzore ka zënë një qoshe në procesin tonë të evolucionit. Zgjedhja e embrionit është vetëm fillimi i këtij transformimi. E ardhmja jonë gjenetikisht vetëm ka filluar të ndryshojë”, shtoi ai. /lajmi.net

2

3