Pretendimet e Aleksandar Vucic

Aleksandar Vucic shihet si burrështetasi që po merr përkrahjen më të madhe nga populli. Një përkrahje e tillë nuk është parë në Serbi që nga koha e Milosevicit. Ai pranon se ka bërë shumë gabime, por beson se ka mësuar shumë nga ato.

Lajme

13/03/2014 19:30

Kur televizionet paraqitën Zëvendëskryeministrin e Serbisë në tentimin e tij për të shpëtuar një djalë që ishte bllokuar në makinë nga dëbora –  ky ishte një akt dramatik për shumë skeptikë serbë.

Pamjet e Aleksandar Vucic – i veshur me rrobat e supermenit, dhe me trupin e një Hulk’u të paparë, gjoks-zhveshur duke kalëruar një kali si alla Vladimir Putin – bënë bujë të madhe.

Me të gjitha këto shaka të krijuara, në këtë histori kishte edhe elemente të vërteta. Pas 18 muajsh në Qeveri, lideri i partisë dominante në Serbi ka inspiruar një lloj adhurimi, dhe ka grumbulluar një lloj pushteti, e cila nuk është parë që prej burrështetasit të fuqishëm Slobodan Milosevic.

Me Qeverinë e cila është kryqëzuar në luftën e saj kundër krimit dhe korrupsionit, Vucic pritet që të udhëheq partinë e tij e qendrës së djathë, Partinë Përparimtare Serbe (SNS) drejt një fitoreje të bujshme në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen këtë të diel.  Me përjashtim të disa telasheve të mëdha, ai do të bëhet Kryeministër, me detyrën e rimëkëmbjes së ekonomisë së sëmurë të Serbisë.

SNS është duke marrë më shumë se 40 për qind të mbështetjes së qytetarëve. Kjo përqindje është tre herë më e lartë sesa përqindja e rivalit të tij më të afërt, Partisë Demokratike, dhe një dominim i tillë nuk është parë në Serbi që prej kohës kur Milosevici erdhi në pushtet në vitin 2000.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Vucic në mandatin e tij 4 vjeçar do të drejtojë Serbinë, vendin që është më i populluari nga hiri i dalë nga Jugosllavia Federale, dhe ta çojë atë brenda disa viteve drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ironia nuk është humbur në mesin e kritikuesve të tij.

Deri në vitin 2008, Vucic ishte një dishepull i ideologjisë së “Serbisë së Madhe” që ka nxitur luftërat për rënien e Jugosllavisë në vitet 1992 dhe la Serbinë e izoluar dhe të falimentuar.

Atë e ndjek pas fantazma e një klipi në YouTube, ku ai shihet teksa i thur lavde të dyshuarit për gjenocid, Ratko Mladic, i akuzuar si arkitekti që kishte projektuar vrasjet masive më të këqijat që prej nazistëve kur forcat e serbëve të Bosnjes masakruan 8 mijë djem dhe burra myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.

Vucic u nda nga Partia Radikale Serbe në vitin 2008, e cila është ultranacionaliste, dhe këtë gjë e shndërroi në një qëllim për integrimin e Serbisë në BE, si shpresën më të mirë që Serbia të rimëkëmbet dhe të ketë prosperitet.

Kritikët thonë se kthimi i madh ishte motivuar pak nga përshtatshmëria, njohja e ultranacionalizmit e viteve të 90’ta dhe tashmë ishte koha për paqe. Disa të tjerë janë të shqetësuar se pushteti dhe popullariteti i Vucic’it, ka pak prirje që ta bëjnë atë një “burrë të fortë”.

“Vucic ka një dorë të fortë, për të cilën natyrisht që serbët ndjejnë se kanë nevojë”, tha Marko Blagojevic, anketuesi për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci. “Situata është e tillë që njerëzit janë në kërkim të autoritetit”.

Gabimet

Mediat serbe janë duke u bërë gjithnjë e më servile. Vucic ka qenë ministër i informacionit në fundin e viteve të 90’ta në kohën kur gazetat ose gjobiteshin ose mbylleshim për shkak të një legjislacioni tepër të ashpër e cila ishte dizajnuar në kohën kur Milosevic ishte duke e çuar Serbinë në luftë me NATO për shkak të Kosovës.

“Sllogani i tij është ‘Të gjithë për reforma’, por deri vonë ai qante teksa thoshte “Të gjithë në uniformë’”, thotë anëtari i Partisë Demokratike, Milivoj Vrebalov, duke aluduar për të kaluarën e Vucic’it. Demokratët, të cilët erdhën në pushtet pasi që ra Milosevic, janë ndarë në dysh që prej vitit 2012 kur devijuan nga detyra.

Vucic, 44 vjeçar i diplomuar në juridik, i cili punonte në Londër në një dyqan përderisa mësonte gjuhën angleze, ka pranuar se ai ka bërë gabime.

Por, ai tha se në mitingun e mbajtur në qytetin jugor që është e banuar krejtësisht me myslimanë, në Novi Pzar, se “njerëzit e mençur mësojnë diçka përgjatë jetës së tyre, dhe ata që nuk janë të mençur mund që të jetojnë edhe tri jetë dhe të mos mësojnë asgjë”.

Duke u përshtatur me sjelljet e tij publike dhe duke u pasqyruar si një politikan i pastër perëndimor, Vucic ka fituar mbi shumë kritikët e tij të ashpër, pikërisht me energjinë dhe efikasitetin e tij të dukshëm në Qeveri.

Roli tij në që bëri shumë publicitet në luftën që bëri kundër krimit dhe korrupsionit, duke përfshirë këtu edhe arrestime dhe gjykime të shumë personave të pasur dhe me influencë në Ballkan siç është Miroslav Miskovic, kanë rritur popullaritetin e tij.

Por koalicioni qeverisës, në të cilin është që prej mesit të vitit 2012, ka dështuar dhe ka prodhuar një lloj reforme të gjerë strukturale që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se Serbisë i duhet stabilitet në financat e saj të lëkundshme.

Një pjesë e madhe e fuqisë do të lejoj që partia SNS të hedh farën mbi Partinë Socialiste të Kryeministrit Ivica Dacic, e cila fuqishëm është kundër reformave të pensioneve, që të bëjë shkurtime në sektorin publik dhe të liberalizojë tregun.

Serbia është duke joshur FMN’në për të marrë një marrëveshje për borxh, e cila do të detyrojë që të ketë shkurtime në deficitin buxhetor deri në 4.6 për qind prej outputit për një vit e cila do të stabilizonte borxhin publik për më shumë se 60 për qind.

Doktorët serbë tashmë kanë dalë në protesta për pagat e tyre, dhe për më tepër janë duke u paraqitur edhe më shumë pakënaqësi. Vucic thotë se ai nuk do të qëndrojë duarkryq.

“Ne nuk mund të shpenzojmë më shumë se sa kemi”, tha ai për të përditshmen serbe Vecernje Novosti.

“Ne ose do të ndjekim një politikë realiste dhe nacionale, ose ne thjesht do të vazhdojmë të gënjejmë veten”.

 

(Reuters)