“Presioni nga Greqia” – Nuk dorëzohet drejtësia shqiptare: Apeli lë në burg Belerin

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin Belerin, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e…

Lajme

18/09/2023 20:56

Në Shqipëri Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri refuzoi sot një tjetër kërkesë të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Vendimi i sotëm e lë sërish në paraburgimin Belerin, i cili u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit nën dyshimet e korrupsionit në zgjedhje, shkruan voa, transmeton KosovaPress.

Javën e shkuar Prokuroria e Posaçme, njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes, e cila ka provokuar një përplasje të fortë mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri shqiptar ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk mund të pranojë ndërhyrje në sistemin e Drejtësisë.

Ndërsa autoritetet greke po përdorin mjete të ndryshme diplomatike dhe juridike për të ndikuar procesin, duke kërcënuar dhe me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.