Presidentja vazhdon turneun, nesër viziton këto komuna
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nesër pritet që të vazhdojë turneun e saj nëpër komunat e Kosovës, për të nxitur tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik.

Lajme
Sipas Zyrës së Presidentes, Jahjaga nesër së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të vizitojë disa komuna të Kosovës dhe do të takojë kryetarët e tyre, raporton lajmi.net.
Jahjaga nesër do të qëndrojë në komunën e Kllokotit, Gjilanit, Kamenicës dhe Ranillugut./lajmi.net.